-4.4 C
Prizren
E martë, 20 Janar, 2026

Jon Harrison, rruga më e re në Prizren

Për nder të kontributit që ka dhënë gjatë luftës së fundit në Kosovë, si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komuna e Prizrenit ka nderuar britanikun Jon Harrison. Nga sot, një rrugë në lagjen ‘Jeni Mahallë’ të kësaj komune, do të mbajë emrin e tij.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka vlerësuar lartë kontributin që ka dhënë ushtari britanik në luftën e UÇK-së.

Muja tha se Harrison është luftëtar i lirisë, i cili luftoi për idealin më të shtrenjtë në botë, lirinë e individit nga okupimi.

Në anën tjetër, ushtari i UÇK-së nga Britania e Madhe, Jon Harrison, fillimisht kërkoi një minutë heshtje për viktimat e luftës së fundit në Kosovë.

Ndërsa, i cilësoi si heronj, komandantët e UÇK-së, Rrustem Berisha e Anton Çunin, shërbimi ndaj të cilëve tha se ka qenë nder i veçantë.

Gjatë ceremonisë së sotme, Jon u anëtarësua në Lidhjen Demokratike të Kosovës, dega e dytë e LDK-së në Prishtinë.

Po ashtu, Komuna e Prizrenit, ndau edhe mirënjohje falënderimi dhe dhurata simbolike për ish-ushtarin e UÇK-së.

Jon Harrison, rruga më e re në Prizren

Më Shumë

Roberto Bakaj triumfon përsëri, ruan rekord perfekt 16-0 në boksin profesionist

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në karrierën e tij profesioniste, duke mposhtur Brayan Santander nga Kolumbia në përballjen...

Reagon kandidatja e PDK-së në Prizren: Jam më e dëmtuara, më janë hequr votat e familjes

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që...

Lajmet e Fundit