Jenuzi: Jam në kërkim të emrit për drejtor të Arsimit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Salim Jenuzi, premton se shumë shpejtë do të emërojë drejtorin e ri të Drejtorisë së Arsimit.

“Jemi në kërkim e sipër, do të shohim”, thotë ai për Koha Ditore.

Muajin e kaluar, Jenuzi pati liruar nga detyra drejtorin komunal të Arsimit, Hajri Ramadani, i cili ishte shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar me vendim të plotfuqishëm të organeve të gjyqësorit të Kosovës.

Një vendim të tillë, i pari i Dragashit e kishte marrë pasi që kishte pranuar një shkresë nga Gjykata Themelore e Prizrenit, me anë së cilës njoftohej për nevojën e ekzekutimit të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit ndaj Ramadanit, që vërtetonte dënimin e shqiptuar nga shkalla e parë e gjyqësorit për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Jenuzi ka vendosur që Drejtoria e Arsimit në këtë komunë përkohësisht të udhëhiqet nga drejtori për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike, Tafil Krasniqi.

Më Shumë

Rikthehet gara e pehlivanëve në Opojë, më 13 qershor mbahet edhe gara tradicionale e kuajve

Komuna e Dragashit ka njoftuar organizimin e manifestimit tradicional të Opojës, i cili mbahet për nder të Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit. Ngjarja...

Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit