9.7 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Hoqa e Qytetit në Prizren, 250 shtëpi nën dry

Hoqa e Qytetit ka nxjerrë intelektualë të shumtë, poetë, shkrimtarë, mjekë, ekonomistë etj. Hoqa është fshat i bujqve të vyeshëm dhe i kurbetçinjve të kujdesshëm. Fshati i aksioneve të një- pasnjëshme. I përvuajtur, por i pamposhtur. Fshati i qershive dhe rrushit të shijshëm… Fshati i traditës kulturore… kështu thonë ata që e duan këtë fshat.

Hoqa e Qytetit është qendra rajonale të Vërrinit. Muhamet Krasniqi, poet nga ky fshat, për “Kosova Sot” tha se ende dasmat bëhen me rite e kanagjegjet ruhen si traditë. Ky vendbanim, sipas dokumenteve të shkruara, daton që nga mesjeta. Këtë e dëshmojnë shumë gjurmë nga e kaluara e lashtë, për të cilat fatkeqësisht nuk janë bërë kërkime arkeologjike.
Kurbeti është përditshmëria e dhembshme, transmeton gazeta Kosova Sot.

Në regjistrimin e gjerë të Sangjakut të Prizrenit, nga viti 1571, Hoqa e Qytetit është i regjistruar si fshati Zagradeçka Hoça, që i takon Prizrenit.”Jeta në Hoqën e Qytetit zanafillën e ka që nga lashtësia dhe ajo ndër shekuj ishte e bujshme, me plot vështirësi dhe kundërthënie, të cilën e rënduan pushtuesit e shumtë të trojeve tona”, tregon Çerkim Bytyçi.

Toka e bereqetshme, burimet e shumta të ujit, kullosat dhe pyjet e pasura të kësaj treve ishin kurdoherë në shënjestër të gllabërimit të sundimtarëve, ndaj shumë herë si të dhuruara i ndërruan pronarët dhe banorët e këtushëm u bënë argat në tokën e tyre. Veprimtari i fshatit, Rashit Bytyçi, shprehet se brengë e banorëve është se nga gjashtë mijë banorë, sa i ka fshati, mbi dy mijë jetojnë jashtë. Sipas Musli Krasniqit, ajo që rëndon shpirtin e këtij fshati është se nga 770 shtëpi 250 prej tyre janë nën dry.”Kurbeti është përditshmëria e dhembshme e Hoqës”.

Banorët falën tokat për zgjerimin e rrugës

Pleqtë e fshatit edhe njëherë lavdërojnë angazhimin e udhëheqjes së këtij fshati. Musli Krasniqi tregon se fshati tashmë ka shumë rrugë të ndërtuar dhe infrastrukturë e mirë dhe është në përfundim ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës.”Këtu dikur kishte shumë probleme bile fshati me më shumë probleme në Vërri. Kurse tani është bërë mrekulli në këtë vend”. Banorët pa asnjë hezitim falën tokat e tyre për zgjerimin e rrugës.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Prizreni pa pikë në udhëtim, mposhtet nga Dinamo

Prizreni është rikthyer pa pikë nga udhëtimi në Ferizaj, pasi u mposht me rezultat 2-0 nga Dinamo në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit kaluan...

Opoja i jep lamtumirën e fundit luftëtarit të Koshares, Afrim Sinani

Në prani të familjarëve, bashkëluftëtarëve, përfaqësuesve institucionalë e fetarë dhe shumë qytetarëve, sot në fshatin Zapllugje të Opojës, në komunën e Dragashit, iu dha...

Lajmet e Fundit