-5.6 C
Prizren
E martë, 20 Janar, 2026

Plagoset dëshmitari i fajdeve në Prizren

Sipas Policisë Regjionale të Prizrenit, mbrëmë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në Prizren.

Dy persona të armatosur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, duke e lënë të plagosur.Hazir Berisha, zëdhënës i policisë rajonale në Prizren tha për KALLXO.com se rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:25 minuta.

“Rasti ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Fleming” në Prizren. Veprën dyshohet se e kanë kryer dy persona. Njësitet tona janë në fazën e grumbullimit të informacioneve, saktësisht janë duke kontrolluar edhe kamerat për të evidentuar personat e dyshimtë”, tha Berisha.

KALLXO.com ka kuptuar se personi i plagosur është Ibrahim Kazazi, i cili është i përfshirë në një rast të fajdeve.

Gjykatësja e rastit nga Krimet e Rënda në Prizren, njoftoi se në këtë lëndë janë të akuzuar dhjetë persona, dy prej të cilëve ndodhen në arrati.

Ajo njoftoi se seanca e rastit të fajdeve e planifikuar të mbahej për ditën e sotme nuk është mbajtur me arsyetimin se i dëmtuari në cilësinë e dëshmitarit Ibrahim Kazazi ka munguar për shkak të rastit të ndodhur një ditë më parë.

Si rezultat i kësaj, seanca e sotme është shtyrë, ndërsa seancat e radhës sipas gjykatëses janë planifikuar të mbahen më 7 dhe 8 mars 2017.

Në mesin e personave të akuzuar për fajde është edhe Bernard Perlazri, i cili në një lëndë tjetër është i akuzuar për vrasjen e Hekuran Morinës.

Më Shumë

Lis Shoshi shkëlqen dhe shpallet MVP i javës

Basketbollisti i Golden Eagle Ylli, Lis Shoshi, ka qenë protagonisti kryesor i javës në ProCredit Superligën e Kosovës në Basketboll, duke u shpallur MVP...

Pas Roberto-s edhe Amarildo Bakaj fiton meçin/ Boksieri shqiptar e mposht kundërshtarin italian

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në karrierën e tij profesioniste, duke mposhtur boksierin italian Francesco Morandi në një...

Lajmet e Fundit