Prizren: Mungon i akuzuari për korrupsion, nuk mbahet seanca gjyqësore

Seanca e paraparë të mbahej të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj të akuzuarit për përvetësim në detyrë, Besnik Huqaj, nuk është mbajtur sepse i njëjti ka munguar. Huqaj përmes avokatit të tij, Visar Ostrozubi, ka njoftuar gjykatën se nuk mund të marrë pjesë në këtë seancë dhe ka kërkuar që e njëjta të shtyhet për një datë tjetër.

Në arsyetimin e tij, Huqaj ka njoftuar se në të njëjtën ditë do të marrë pjesë në një mbledhje të Komunës së Dragashit dhe punë-kryesit të punimeve të Hidrocentralit të Dragashit, firmës Renelual Tahiri, në lidhje me shpronësimet e pronave ku do të ndërtohet ky hidrocentral.

Kryetari i trupit gjykues, Skender Çoçaj, në këto rrethana, ka shtyrë shqyrtimin për 27 shkurt 2017, prej orës 13:00.

Sipas aktakuzës, Besnik Huqaj, akuzohet se duke punuar si arkëtar në ujësjellësin “Hidroregjioni Jugor”, dega në Dragash, ka përvetësuar nga arka, në mënyrë të paligjshme, shumën e parave prej rreth 3 mijë eurove./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën...

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Lajmet e Fundit