Prizren: Aktakuzë kundër katër policëve për marrje të ryshfetit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër katër zyrtarëve policorë të trafikut regjional në Prizren, N.A., D.B., M.S dhe B.B., për veprën penale marrje e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP-së.

Sipas aktakuzës, në vazhdimësi në intervale kohore të ndryshme, prej datës 15.08.2016 e deri më datë 10.11.2016, të akuzuarit në bashkëveprim mes vete, në cilësinë e personave zyrtarë – policë të trafikut rrugor regjional në Prizren, në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë kërkuar dhe kanë marrë për vete ryshfet në të holla, duke vepruar në kundërshtim me autorizimet zyrtare.

Gjithashtu, të akuzuarit kanë ndërmarrë veprime në kundërshtim me Ligjin e komunikacionit rrugor, në atë mënyrë që gjatë patrullimit në mirëvajtjen e komunikacionit, me automjete zyrtare të policisë, të pandehurit N.A., D.B., M.S dhe B.B., në vazhdimësi kanë kërkuar dhe kanë marrë të hodha, në shuma dhe kohë të ndryshme.

Të pandehurit me këto veprime kanë kryer veprën penale marrje e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KP-së. /Lajmi.net/

Më Shumë

Abdixhiku e Osmani kalojnë paraditen në Prizren, takojnë qindra qytetarë

Kandidati për kryeministër i LDK-së dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë kaluar paraditen e kësaj të shtune në qytetin e Prizrenit. Abdixhiku e Osmani...

Arsi Bako fiton Festivalin e Pranverës me këngën “Humb”

Arsi Bako është shpallur fituesja e këtij edicioni të Festivalit të Pranverës, duke triumfuar me këngën “Humb”. Pas një gare të fortë, ajo arriti...

Lajmet e Fundit