-0.4 C
Prizren
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025

Kërcënohet Ramadan Muja

Banorët e rrugës “Ali Pashë Tepelena” në Prizren, kanë kërcënuar kryetarin e Komunës, Ramadan Mujën, me bllokim të hyrjes në Shtëpinë e Bardhë , nëse nuk ua zgjidh problemin e rrugës.

Ata kanë organizuar sot një protestë, pasi një person i panjohur, e ka blerë parcelën nëpër të cilën kalon rruga e tyre.

Nazmi Morina dhe Fadil Ramadani, banorë të kësaj lagjeje, thonë se këtë rrugë e shfrytëzojnë që 15 vjet. Por, nga nëntori i vitit të kaluar është bllokuar nga një pronar i panjohur , duke hapur një kanal.

Për këtë çështje fajtore e bëjnë Komunën e Prizrenit, dhe konkretisht kryetarin Muja.

Ata kërkojnë që autoritetet komunale të marrin masa urgjente në zgjidhjen e këtij problemi , në të kundërtën kanë paralajmëruar bllokimin e hyrjes së kryetarit Muja në Shtëpinë e Bardhë , si dhe bllokimin e rrugës në hyrje të Prizrenit në lagjen “ Dardania”.

Në vendngjarje për të parë shqetësimet e këtyre banorëve kishin dalur edhe një pjesë e kuvendarëve të Degës së LDK-së.

Haziz Hodaj, tha të jetë i befasuar me këtë çështje, dhe premtoi se këtë problem të këtyre banorëve “do ta propozojmë për shqyrtim në Kuvendin e Prizrenit”.
Në anën tjetër, zyrtari komunal për informim, Ymer Berisha, tha se jemi në dijeni të problemit “dhe jemi të shqetësuar po aq sa banorët e kësaj lagjeje”.

“Ky problem fillimet i ka shumë më herët, sepse qytetarët kanë marr iniciativa për ndërtimin e shtëpive, pa u konsultuar me Komunën se a mund të ndërtojnë shtëpi në atë pjesë. Sidoqoftë, ne tash ndodhemi në këtë fazë të zhvillimit të këtij problem, andaj drejtoria e Urbanizmit nga ana e kryetarit është obliguar që teknikisht ta zgjidh këtë problem”, tha Berisha për TV Prizrenin, transmeton PrizrenPress.

“Drejtoria ka marr vendim për parcializimin e asaj pjese dhe besojmë që zyrtarët e kësaj drejtorie do të dalin në terren dhe të shohin prona të kujt janë dhe çfarë mund të bëjë komuna”, theksoi ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nora Gjakova i jep fund karrierës sportive

Xhudistja legjendare kosovare, Nora Gjakova, ka njoftuar sot zyrtarisht përfundimin e karrierës së saj sportive, duke mbyllur një nga kapitujt më të suksesshëm në...

Shoqërohet në polici një person në Suharekë, dyshohet për fotografim të votës

Një person është shoqëruar në stacion policor nën dyshimin për fotografim të votës. Rasti ka ndodhur në fshatin Gelanc të Suharekës. Lidhur me procedimin e këtij...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit