3.2 C
Prizren
E martë, 4 Mars, 2025

Prizren: Mbahet gjykimi ndaj biznesmenit që akuzohet për vrasjen e gruas

Të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka filluar për të katërtën herë gjykimi i biznesmenit nga Ferizaji, Qamil Hetemi, i cili akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij. I akuzuari Hetemi tre herë është gjetur fajtor ,dhe është dënuar me nga 14 vite burgim. Mirëpo, të tre aktgjykimet janë prishur nga Gjykata e Apelit, dhe lënda ka vazhduar të kthehet në rigjykim.

Në këtë rast, në bazë të rekomandimit të Gjykatës së Apelit është bërë një ekspertizë e re, e cila është përpiluar nga ekspertë mjekoligjor dhe balistik të Republikës së Shqipërisë. E njëjta ekspertizë është administruar në këtë seancë dhe poashtu ekspertët e kanë elaboruar atë para palëve.

Eksperti mjekoligjor nga Shqipëria, Arben Lloja, ka thënë se nga shkresat e lëndës që kanë ër në shqyrtim, e sidomos ato mjekësore dhe shkencore, të bëra nga ekspertët kosovarë, kanë ardhur në përfundim se bëhet fjalë për vetëdëmtim. Eksperti Lloja ka thënë se nga pozicioni i shtrirë i viktimës, nga plaga me puthitje të armës dhe stampimi i tytës së armës në trupin e viktimës janë karakteristikat në të cilat grupi i ekspertëve ka ardhur në përfundim se probabiliteti i vetëdëmtimit është mbi 50%.

Mirëpo, i pyetur nga prokurori i rastit, Mehdi Sefa, nëse mund të përjashtojë mundësinë që viktima është vrarë, eksperti ka thënë se vet fakti se raporti flet për probabilitet, nuk mund të përjashtohet një mundësi e tillë.

Poashtu është dëgjuar edhe eksperti balistik nga Shqipëria, Nikolin Duraj, i cili ka thënë se në këtë rast është qëlluar me plumb të kalibrit jo normal për armën që është përdorur. Sipas tij, kalibri normal për armën Pietro Bereta është 9mm x 17 mm ndërsa në rastin konkret është përdorur fisheku me kalibër 7.65 mm x 17 mm.

Eksperti Duraj ka thënë se ky lloj fisheku, për shkak se nuk është përkatës me folenë e armës, bymehet dhe nuk del nga foleja me rastin e shkrepjes së armës, dhe një pjesë e predhës deformohet. Sipas tij një gjë e tillë e pamundëson daljen e gazrave nga dritarja e folesë së fishekut, por nuk e pengon zbrazjen e blozës së barutit nga tyta e armës.

Duraj tutje ka shtuar se në momentin e shkrepjes së armës, përhapen mbetjet e qitjes në ajër dhe kushdo që ka kontakt më atë ambient brenda disa sekondave mund te ketë përmbajtje të mbetjeve në trupin e tij. Andaj, sipas tij, jo patjetër depozitohen mbetjet e qitjes në dorën e qitësit, e sidomos nëse shkrep vetëm njëherë.

Për shkak të përfundimit të orarit të punës seanca është ndërprerë, ndërsa trupit gjykues i kryesuar nga gjyqtari Skender Çoçaj, seancën e radhës e ka caktuar për 24 prill 2017, në ora 9:00.

Qamil Hetemi akuzohet se në shtator 2011, pas mosmarrëveshjeve me gruan e tij, ka qëlluar të njëjtën me armë zjarri, nga afërsia, duke i shkaktuar vdekjen.

Ndërsa i akuzuari dhe mbrojtësit e tij, avokati Mexhit Syla dhe Rexhep Hasani, pretendojnë se e ndjera ka bërë vetëvrasje.

Dëshmitarja kryesore në këtë rast është vajza e të ndjerës dhe të akuzuarit, e cila mbron versionin se nëna e saj ka bërë vetëvrasje.

Ky rast është gjykuar dy herë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ku i akuzuari është dënuar me 14 vite burgim, por Gjykata e Apelit i ka prishur, në anulimin e aktgjykimit të dytë, Apeli ka rekomanduar ndryshimin e trupit gjykues.

Në mungesë të trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Ferizaj, rasti është caktuar të zhvillohet në Gjykatën Themelore në Prizren.

Gjykata Themelore në Prizren, në shkurt të vitit të kaluar, njëjtë si ajo në Ferizaj, ka gjetur fajtor të pandehurin, duke e dënuar me 14 vite burgim.

Mirëpo, Apeli ka prishur aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren, me arsyetim se përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, se ka kundërthënie në mes arsyetimit dhe shkresave të lëndës dhe nuk është vërtetuar plotësisht gjendja faktike.

Gjykata e Apelit, poashtu ka gjetur se ka kundërthënie në mes ekspertëve sa i përket gjurmëve të barutit të gjetura në dorën e të pandehurit.

I akuzuari gjendet në paraburgim prej prillit 2012./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Policia në Prizren në KKSB raporton për ulje të numrit të veprave penale dhe rritje të zbulimit të rasteve gjatë vitit 2024

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku krahas shqyrtimit të Planit të punës për vitin 2025, është...

Pensionohet Naser Gjinovci, legjendë e rock-ut

Naser Gjinovci, vokalisti i njohur i grupit legjendar të rock-ut “Minatori”, ka dalë sot në pension nga pozita e Menaxherit të Zyrës Ligjore në...

Lajmet e Fundit