4.1 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Edhe koalicioni qeverisës i gatshëm për zgjedhje

Kryeministri Isa Mustafa për herë të parë e ka përmendur mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme nëse Marrëveshja për Demarkacionin nuk kalon në Kuvend. Edhe shefi i partisë më të madhe në vend, Kadri Veseli, thotë se koalicioni mund të rrëzohet nëse nuk ka vendimmarrje. Ndërsa partitë opozitare e mirëpresin gatishmërinë e shefit të Qeverisë për zgjedhje.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka përmendur për herë të parë mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme nëse Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi nuk kalon në Kuvend.

I pari i Qeverisë kërkesave të opozitës për zgjedhje të parakohshme vazhdimisht i është përgjigjur negativisht deri më tani, duke ia përmendur afatin e rregullt zgjedhor – në qershor 2018.

Por dështimi i njëpasnjëshëm i kalimit të Demarkacionit në Kuvend, si rezultat edhe i izolimi të vendit nga Bashkimi Evropian, si duket ia ka ndërruar mendjen shefit të Qeverisë sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve, shkruan Zëri.

Gjatë një interviste për radion “Evropa e lirë” (REL) kryeministri Mustafa ka pranuar se nëse Kuvendi nuk e ratifikon Demarkacionin, zgjedhjet janë opsion.

“Do të shkojmë në Kuvend. Kuvendi duhet ta marrë përgjegjësinë për këtë. Mendoj që është përgjegjësi shumë e madhe, sepse natyrisht që një Kuvend i cili nuk e konsideron çështjen e nxjerrjes së qytetarëve të vet nga izolimi dhe i mban në izolim për kauza politike ose për interesa personale, mandej shtrohet pyetja se a ka të drejtë morale edhe më tutje të ekzistojë apo ta rivlerësojë vetveten?”, ka thënë Mustafa.

Më Shumë

Korisha përkujton 27-vjetorin e Betejës së Kabashit

Sot u shënua 27-vjetori i Betejës së Kabashit, një nga betejat më heroike të UÇK, me një manifestim të organizuar ku morën pjesë veteranë,...

Përkujtohet Komandant Guri

Në Carralevë është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e përvjetorit të vdekjes së Komandantit Jetullah Qarri – Komandant Guri, ku u nderua jeta...

Lajmet e Fundit