‘Festivali i Librit 2017’, më 24 prill në Prishtinë

Organizata joqeveritare “ETEA” në bashkëpunim me Qendrën Sociale “Termokiss” për nder të Ditës Ndërkombëtare të Librit është organizatore e Festivalit të sivjetshëm të Librit 2017.

Festivali do të mbahet më datë 24 prill nga ora 17:00 në amfiteatrin e “American School of Kosova”, transmeton KultPlus.

Duke mobilizuar fytyrat publike dhe duke shfrytëzuar artin si metodë, ‘Festivali i Librit 2017’ që organizohet për të tretin vit radhazi synon edukimin publik nëpërmjet avokimit, përkatësisht ndërgjegjësimin social rreth rëndësisë së librave dhe leximit të tyre.

Programi do të përmbajë aktivitetet si në vijim: Shfaqjen ‘Play Reading’ (Lexim Skenik) të librit “Fahrenheit 451” me regji nga Ardi Mejzini, skenografia nga Florent Kurtalani, ndërsa luajnë aktorët: Daniela Markaj, Besart Zeneli, Rajmonda Ahmetaj, Armend Zeqiri, Kaltrinë Zeneli, Arta Lahu dhe Armend Ballazhi, “Sjell një libër – merr një tjetër”, Panel diskutimi (sesione pyetje përgjigje me audiencën) për gjendjen e librit në Kosovë dhe kulturën e të lexuarit tek të rinjtë (emrat e panelistëve do te publikohen në vazhdim), ‘Slam Poetry’ – Mikrofon i hapur për shkrime të pabotuara, Shpallja e lexuesve të vitit “Bibliobibuli 2016/17” në bashkëpunim me Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” si dhe Ekspozitë me piktura për librin, si dhe pikturim përgjatë programit nga Labentinë Shala si dhe krejt për fund disa pika muzikore nga instrumentistë të rinj në piano, çelo, violinë, kitarë, etj.

Partnerë të projektit janë: Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Prishtina Hackerspace, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Instituti Albanologjik, Këndi Amerikan si dhe Libri Shkollor.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit