Policia në Prizren: Nuk u plaçkitën dhjetë shtëpi në Vlashnje

Policia e Prizrenit, ka demantuar lajmin për vjedhjen e 10 shtëpive në fshatin Vlashnje.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren sqaron se informacioni i dhënë nuk është i saktë dhe është i pa matur, sepse nuk është verifikuar informacioni së paku dyanshëm”, thuhet në sqarimin e Policisë në Prizren.

TV “Prizreni” ka raportuar dje se në fshatin Vlashnje hajnat kanë plaçkitur 10 shtëpi. Lajmi është huazuar dhe publikuar edhe nga “PrizrenPress”.

“Sipas raporteve policore thuhet se policia në Prizren është njoftuar për dy raste: një vjedhje e rëndë dhe një dëmtim prone që kanë ndodhur në dy shtëpi rreth orës 03:30 minuta me datën 19 prill. Në të dyja rastet policia ka kryer procedurat hetimore në vendin e ngjarjes”.

“Mbesim të hapur dhe të përkushtuar që të japim përgjigje sa herë të kërkohet nga ne për aq sa na lejon ligji dhe procedurat e hetimit në interes të bashkëpunimit me medie dhe qytetarë”, thuhet në fund të reagimit të zyrës për informim publik të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren./PrizrrenPress.com/

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Lajmet e Fundit