1 C
Prizren
E enjte, 22 Janar, 2026

Përurime për efekte elektorale

Një mori përurimesh dhe gurthemelesh janë bërë këtë muaj në komunën e Prizrenit. Por, tri subjektet opozitare, LDK-ja, VV-ja dhe Nisma për Kosovën, thonë se ato po bëhen për efekte elektorale. Haxhi Avdyli, kryetar i Degës së LDK-së në Prizren, u shpreh se ka projekte të mëdha që zvarriten me vite, kurse inaugurohen të reja.

“Kjo tregon se Komuna e Prizrenit punon në stihi dhe veç për fushatë e më pak për interesin e qytetarëve. Projektet madhore, si shkolla, shtëpi kulturë, e transitet kanë mbetur në gjysmë për shkak të papërgjegjësisë së Komunës e në anën tjetër bëhen shtrime rrugicash e trotuaresh sa për qëllime elektorale”, theksoi ai për “Kosova Sot”.

Projekte të papërfunduara

Pronari i restorantit familjar, Besim Shkreli, është shprehur për gazetën se në këtë sezon po u shkaktojnë dëme bizneseve të tyre, lokaleve që po e bëjnë për të mirën e tyre dhe kërkojmë ndjesë edhe nga qytetarët që po pengohen të lëvizin lirshëm në shesh”, tha Ajmeti për gazetën. Artan Abrashi, nga VV-ja, Qendra në Prizren, mendon se pushtetit të zhytur nga skandale nuk i mbetet asgjë tjetër veçse t’i mbulojë ato me nisje të projekteve të reja. Sipas tij, projekte të nisura, jo projekte të përfunduara. Kryetari i Degës së Nismës për Kosovën, Dega në Prizren, Zafir Berisha, shprehet se projektet e proklamura janë në vazhdën e tentimit për të mashtruar qytetarin e Prizrenit.

Pushteti mohon akuzat

Ymer Berisha, shef i Zyrës për Informim në Komunën e Prizrenit, për “Kosova Sot” pohon se emërtimet buxhetore të planifikuara për realizim në secilin vit janë votuar në Kuvendin e komunës edhe nga kuvendar të LDK-së, ndaj lidershipi i kësaj partie është mirë që të konsultohet me kuvendarët e subjektit të tij para se të pretendojnë të bëjnë lajm të paqëndrueshëm politikisht e publikisht.

“Komuna vazhdon të ruajë kujdesin maksimal për të gjithë dhe sigurisht se do jetësojmë edhe shumë projekte të reja për qytetarët e Komunës sonë”, pohon ai./Kosova Sot/

Më Shumë

Nëna e Auron Thaqit kërkon burgim të përjetshëm për vrasësit e djalit të saj

Nesër mbahet seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prizren në rastin e vrasjes së 26-vjeçarit, Auron Thaqi, i cili humbi jetën pas therjes me...

A duhet t’i japim lamtumirën të shkuarës dhe të mirëpresim të ardhmen?

Nga Kujtim Gërmizaj Ndërsa hyjmë në vitin 2026, të mbushur me shpresë dhe optimizëm, qëndrojmë në prag të mundësive të reja, zgjedhjeve të reja dhe...

Lajmet e Fundit