12.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Për vrasje në Sopi, dorasit 23 vjet e gjashtë muaj burgim

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarit me iniciale XH.H. nga Lipjani, njofton kumtesa nga Gjykata.

Gjykata e ka shpallur atë fajtor për veprën penale të vrasjes së rëndë nga neni 179 par.1 nënpara.1.6 dhe 1.5. të KPRK-së, dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së.

Gjykata për secilën vepër ka shqiptuar dënim me burgim veç e veç dhe me zbatim të dispozitave mbi shqiptimin e dënimit UNIK të akuzuarin e gjykoi me njëzetetre (23) vjet e gjashtë (6) muaj burgim efektiv, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 05.02.2016 e gjer në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

XH.H., më datën 27.01.2016 rreth orës 19:00 në fshatin Sopi, Komuna e Suharekës, me dashje privon nga jeta tani të ndjerin me iniciale E.M. dhe e vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit me iniciale N.M. me qëllim të fitimit të dobisë pasurore, në atë mënyrë që i akuzuari me iniciale N.M. me automjetin e tipit ”Shkoda Fabia” të cilën e merr me rent nga firma “Roberti” me seli në Prishtinë së bashku me të akuzuarin me iniciale XH.H. shkojnë në fshatin Sopi në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale N.M. me qëllim për të vjedhur, me ç’rast i akuzuari me iniciale N.M. pret në automjet duke bërë roje ndërsa i akuzuari me iniciale XH.H. hyn në shtëpi dhe pasi hetohet nga pronari me inicialet N.M. nxjerr pistoletën dhe nga një afërsi shtënë dhe plagos në të dy këmbët të dëmtuarin me iniciale N.M. duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, ndërsa me një predhë e qëllon në pjesën e gjoksit në anën e majtë djalin e të dëmtuarit me iniciale E.M. i cili nga plagët që i janë shkaktuar nga arma e zjarrit ndërron jetë si rrjedhojë e gjakderdhjes së brendshme, dhe pas veprës së kryer të akuzuarit me automjetin i cili drejtohet nga i akuzuari me iniciale N.M. arratisen në drejtim të fshatit Magurë të Komunës së Lipjanit.

Më Shumë

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore të...

Vdekje e dyshimtë në Suharekë, viktima një burrë 52-vjeçar

Një person është sjellur pa shenja jete sot rreth orës 08:20 në Emergjencën e QKMF në Suharekë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes,...

Lajmet e Fundit