4.1 C
Prizren
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Nisma : Qeveria “Muja” ka dështuar në grumbullimin e të hyrave vetanake

Nisma në Prizren ka akuzuar  qeverin komunale se ka dështuar  në grumbullimin e të hyrave vetanake.

Sipas këtij subjekti politik, ky dështim ka ardhur për shkak mungesës së vizionit të Qeverisë “Muja”

“Udhëheqja e qeverisë komunale në Prizren, nga i dënuari Ramadan Muja dhe klani i tij kriminal, nga mungesa e një vizioni qeverisës, por asesi nga mungesa e strategjisë për përfitime përsonale, tashmë me vite të tëra po shpërfaqë ngecjet dhe dobësitë në planifikimin dhe arkëtimin e të hyrave vetanake, gjë që po reflektohet edhe në realizimin e buxhetit komunal në përgjithësi”, thuhet në reagimin e Nismës në Prizren.

“Përveç një performance të dobët buxhetore, të gjitha premisat na qojnë edhe në ngritjen e dyshimeve, rrethë aftësisë menaxhuese të buxhetit komunal, respektivisht realizimit të detyrave me përgjegjësi. Derisa kjo komunë vazhdon të qeveriset nga të njejtit njerëz, normalisht se sfidat mbesin të njejta dhe problemet veçse akumulohen edhe më shumë”.

“Në këtë vit si edhe në vitet paraprake, një ndër sfidat e shumta të kësaj komune, mbeti përsëri inkasimi i të hyrave vetanake dhe realizimi i tyre.  Sipas realizimit të buxhetit komunal 2016-të, në komunen e Prizrenit, kemi dështim të madh në mosrealizimin e të hyrave vetanake nga shfrytëzuesit e prones komunale, nga përsona këta që kanë marrë pronen komunale në shfrytëzim dhe që mirëfilli dihet se këta janë të favorizuarit e partisë në pushtet (PDK)”.

“Pra, realizimi i këtyre të hyrave, respektivisht grumbullimi i tyre, është vetëm 29%, gjë për të cilën NISMA-DEGA Prizren e konsideron si dështim të madh për qeverinë komunale. Ky fenomen është përsëritur nga viti në vit dhe mos angazhimi nga qeverisja komunale për të rritur aktivitetin e inkasimit edhe të borxheve të bartura nga vitet paraprake duke mos krijuar kurrfarë mekanizmi të duhur për realizim të këtyre të hyrave, dëshmon më së miri se kush ka qeverisur deri më tani me këtë qytet”.

“Përveç deshtimit në grumbullimin e këtyre të hyrave, akoma më paradoksale është fakti se në komunen e Prizrenit, në mungesë të projekteve dhe kapacitetve menaxhuese kjo komunë ka përmbyllyr vitin fiskal 2016-të me suficit deri në 1.6 milion euro. Në rrethana normale, për ata që do të kryenin punet me përgjegjësi, do të kërkohej mjete dhe fonde shtesë për realizimin e projekteve në të miren e përgjithshme publike, e jo edhe këto pak të hyra të inkasuara nga një qeveri, të mbeten suficit”.

“Përfundimisht duhet kuptuar, se me një kryetar te denuar për krim dhe korrupcion, me drejtorë poashtu me dosje kriminale, ndryshimi në Prizren është nevojë imediate dhe padyshim se qytetari i Prizrenit këtë qeveri, do t’a sjellë para një fundi ndëshkues dhe turpërues”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit