5.8 C
Prizren
E premte, 1 Nëntor, 2024

Korisha – fshati që qeveris veten

Rrugët që çojnë kah qendra e fshatit Korishë janë të pastra. Ngjashëm duken edhe hapësirat publike brenda këtij vendbanimi të madh.

Mirëmbajtja e tyre realizohet falë mobilizimit të vetë komunitetit, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërsa uji i kthjellët që rrjedh nëpër këtë lokalitet, bashkë me pamjen çlodhëse kah gjelbërimi në bjeshkët e Kabashit, krijojnë identitetin e plotë të fshatit, që ndodhet rreth pesë kilometra nga Prizreni.

Organizimi komunitar

Ardian Muçaj, një i ri nga ky lokalitet, vlerëson se vetorganizimi i banorëve bashkë me bukurinë e natyrës janë dy tiparet karakterizuese të Korishës.

Sipas tij, krahas kujdesit për natyrën, banorët kanë bërë përpjekje që t’i organizojnë dhe menaxhojnë mirë edhe hapësirat e përbashkëta, duke i dhënë kuptim organizimit komunitar. Mbi këtë bazë edhe i kanë tejkaluar plagët dhe dhimbjet e shumta të luftës, duke e rindërtuar një komunitet të bazuar në vlera njerëzore.

“Korisha është një fshat me shumë virtyte të mira, ndër të cilat veçohet vetorganizimi”, ka thënë Muçaj. Sipas tij, shprehia e vetorganizimit në këtë fshat, është traditë e cila rrjedh nga gjeneratat e mëhershme dhe se kjo më së miri kuptohet nga tregimet e pleqve të fshatit. /Koha Ditore/

Më Shumë

Punëtori mbështetëse për “Gratë Burrnesha” në Prizren që luftojnë me kancerin

Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Ramadan Tarashaj, priti në punëtorinë e "Komek"-ut përfaqësueset e shoqatës “Gratë Burrnesha”, të cilat janë diagnostikuar...

Çmimi “Ukë Bytyçi” i ndahet ish-kryetarit të Suharekës, Sali Asllanaj

Suhareka përkujtoi sot ish-kryetarin Ukë Bytyçi dhe dy shoqëruesit e tij, Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyqin, në 22-vjetorin e vrasjes së tyre pas fitores...

Lajmet e Fundit