5 C
Prizren
E martë, 4 Shkurt, 2025

Prizren, i akuzuari për vrasje: Armën e mbaja vazhdimisht me vete sepse kam qenë në hasmëri

Azem Boka, i akuzuar për vrasjen e kushëririt të tij, të martën, ka thënë se armën me të cilën e ka kryer veprën, e ka mbajtur vazhdimisht me vete pasi që ka qenë në hasmëri me vëllezërit e gruas së tij të parë. Ndërsa, ka mohuar t’i ketë ndihmuar vëllai i tij, Remzi Boka, i cili po ashtu akuzohet në këtë rast penal.

I akuzuari Boka, në mbrojtjen e tij ka thënë se në ditën kritike, ka qenë duke shkuar për në shtëpinë e tij, kur i kanë dalë në rrugë të dëmtuarit dhe i ndjeri, të cilët, sipas tij, kanë pasur në dorë shufra të metalit.

Ai ka thënë se në momentin kur i ka parë e ka kuptuar se dëshirojnë ta sulmojnë, andaj edhe ka gjuajtur me armë dy herë.

Boka, tutje ka thënë se pasi që ka gjuajtur me armë, i ka thënë xhaxhait të tij t’u ndihmojë të lënduarve dhe vetë e ka thirrur policinë për të lajmëruar rastin dhe për të kërkuar ndihmë, ndërsa ka shtuar se vetë policia i kishte thënë të largohej nga vendi i ngjarjes dhe të shkonte në shtëpi.

Por, pastaj ai ishte larguar nga shtëpia dhe 3-4 ditë ka qëndruar në Kosovë, ndërsa më pas ka ikur në Shqipëri.

Sipas të akuzuarit, kushërinjtë e tij edhe më parë kishin tentuar ta rrihnin atë, porse ai i kishte zmbrapsur me armë. Ai ka thënë se krejt ky konflikt ka filluar, pasi që ai ka marrë për grua të dytë, ish-gruan e kushëririt të tij, Jetmir Bokës, e cila është nga Shqipëria.

Kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi, për shkak të përfundimit të orarit të punës, ka ndërprerë shqyrtimin, ndërsa seancën e radhës e ka caktuar për 08 qershor 2017, në ora 11:00.

Rasti zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e cila e ngarkon të akuzuarin Azem Boka, se me 3 janar 2016, pas mosmarrëveshjeve të mëhershme, ka vrarë të ndjerin, Flamur Boka dhe ka plagosur Avni dhe Ramadan Bokën.

Ndërsa vëllanë e tij, Remzi Bokën, e akuzon se i ka ndihmuar Azem Bokës për të kryer krimin, duke ia dhënë armën.

Sipas raportit të ekspertizës, me njërën predhë është vrarë Flamur Boka dhe është plagosur Avni Boka, ndërsa me tjetrën është plagosur Ramadan Boka./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Rahovec, arrestohet një burrë pasi dyshohet se i dehur shkaktoi dhunë psikike ndaj gruas së tij

Një burrë është arrestuar dje me 01.02.2025 në Rahovec, pasi dyshohet se nën ndikim të alkoolit i ka shkaktuar dhunë psikike gruas së tij. Policia...

Mallkim nëne

Fatmir MEHMETI (1998) Dridhuni, lugetër të dreqit, çirruni, ju, o qafëthyer, gojëzdralë e të përlyer, do t`ju nëmë toka në mbetshi! Mos thyej dyer, o kusar, derr i nkequr, hije e përdrequr, bimesë...

Krijimi

Lajmet e Fundit