Haxhi Avdyli i pakënaqur me numrin e kandidatëve për deputetë nga Prizreni

Kryetari i LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli nuk është i kënaqur me numrin e kandidatëve për deputetë nga Prizreni.

Ai thotë se ky qytet meriton më shumë.

“Përkundër kërkesës sonë , jashtë listës ka mbetur deputeti më i votuar i Prizrenit e Dragashit , kirurgu i mirënjohur, veterani i luftës dhe themelues i LDK-së Dr. Hatim Baxhaku, i cili do mbahet mend si zëri më besnik i votuesit”, tha Avdyli.

“Jashtë listës mbetet edhe motori i degës sonë, aktivisti i palodhshëm deputeti , Xhavit Ukaj , i cili është njeriu më i dashur i votuesit gjithandej”.

“Me ne në listë nuk është shtylla e Hasit, nënkryetari i LDK-së , asambleisti më i votuar dhe aktivisti i palodhshëm Haziz Hodaj” .

“Kryetari i degës së Zhurit , dhe përfaqësuesi i rajonit të Zhurit Nijazi Ademaj po ashtu i mungon garës”.

“Këta i mungojnë garës si emra, por do jenë prezent me zemër e shpirt në aktivitete, në shërbim të fitores së LDK-së”.

“Lufta për Prizrenin me këtë ekip , betejat e tanishme dhe ato lokale që do vijnë në muajtë e ardhshëm do fitohen bindshëm”.

“S’ka pengesë që s’do tejkalojmë kështu të bashkuar”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit