1.6 C
Prizren
E martë, 4 Shkurt, 2025

Qendra Informuese “Klasat për Nënat” tani edhe në Prizren

Sot, në një ceremoni zyrtare, u hapën dyert e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas, tani të ri-emëruara si “Klasat për Nënat” edhe në Prizren, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) – iniciativë kjo e bërë e mundshme falë bashkëpunimit të Departamentit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Komunës së Prizrenit, Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës, QKMF-së dhe Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.

Dr. Mehmedali Gashi, drejtor i QKMF-së shprehu kënaqësinë për hapjen e “Klasës për Nënat” dhe tha që ”shëndeti i nënave dhe fëmijëve është prioritet i qendrës dhe si staf janë të angazhuar të punojnë në këtë drejtim.” Ai u zotua që hapja e kësaj qendre do të kontribuojë drejtpërdrejtë në shëndetin e nënave dhe fëmijëve në komunën e Prizrenit.

Ndërsa Drejtoresha e Departamentit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Prizrenit, Dr. Shpresa Goqaj, shprehu falënderimin për Aksionin për Nëna dhe Fëmijë për mbështetjen dhe uroi që ky të jetë një fillim i mbarë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Ndërkaq, përfaqësuesja e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, Albiona Beha, deklaroi se themelimi i Qendrës “Klasat për Nënat” në Prizren shënon pikën e 7-të, apo komunën e 6-të që inkuadron programin edukativ si pjesë të shërbimit ditor për shëndetin e nënës dhe fëmijës. “Klasat për Nënat” në Prizren do të ofrojë shërbime edukative, aktivitete të mirëqenies fizike dhe atyre psikike për gratë si dhe partnerët e tyre, aktivitete këto të zhvilluara në një ambient interaktiv modern e me shumë ngjyra.

Gjatë muajit mars të këtij viti u hap qendra në komunën e Kaçanikut, ndërsa vitin e kaluar u hapën zyrtarisht edhe qendrat në Shterpcë e Mitrovicë, ndërkaq një vit më parë në Prishtinë e Ferizaj. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë synon të zgjerojë qendrat e tilla informuese për gratë shtatzëna dhe partnerët e tyre edhe në komuna të tjera të Kosovës që të ndihmojë në ngritjen e edukimit shëndetësor në vend në kuadër të nivelit primar shëndetësor.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Komunës së Prizrenit. Hapja e qendrës sot u mundësua falë donacioneve të mbledhura nga ngjarja “Të Vallëzojmë për Nënat dhe Fëmijët” në Kosovë dhe “Meet Us Halfway” në Nju Jork.

Më Shumë

Bashkimi synon përmbysjen ndaj Vëllaznimit për një vend në finale të Kupës

Kupa e Kosovës në basketboll vazhdon sonte me ndeshjen e dytë kthyese të gjysmëfinales, ku Bashkimi i Prizrenit do të përballet me Vëllaznimin e...

Policia shqiptoi 1742 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1742 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Lajmet e Fundit