Tronditet kampi i refugjatëve: 750 persona të helmuar nga ushqimi

Qindra persona janë sëmurur pas helmimit nga ushqimi në një kamp refugjatësh pranë qytetit irakian të Mosulit, thonë zyrtarët.

Të zhvendosurit nga zonat e luftës thuhet se janë me të vjella dhe vuajnë nga dehidrimi pas një vakti iftari, për të thyer agjërimin e përditshëm të Ramazanit.

Agjencia e lajmeve kurde raportoi se ishin regjistruar më shumë se 750 të sëmurë, dhe të paktën një fëmijë kishte vdekur.

Ushqimi u përgatit në një restorant në Irbil dhe u soll në kamp nga një fondacion bamirësie nga Katari.

Të sëmurët janë shtruar në tre spitale në këtë zonë, raporton “BBC”.

Kampi, midis Mosulit dhe Irbilit, strehon njerëz të zhvendosur nga ofensiva e ushtrisë irakiane për të cliruar qytetin e lashtë të Mosulit nga Shteti Islamik.

Luftëtarët e ISIS-it janë aktualisht nën rrethim në perëndim të qytetit./SYRI.net/

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Lajmet e Fundit