Prizren: 34 vjeçari ngacmon seksualisht 10 vjeçaren, arrestohet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prizren, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

“Me datën 21 qershor, një prind e ka denoncuar në Policinë e Prizrenit një të dyshuar të panjohur ngase vajza e tij dhjetë vjeçare i kishte treguar se përderisa po ecte rrugës i dyshuari i kishte folur e më pas e kishte ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesët intime të trupit”, njofton Policia Rajonale e Prizrenit, përcjellë PrizrenPress.

“Pas paraqitjes së rastit është informuar edhe Qendra për punë Sociale në Prizren”.

“Gjatë hetimit të rastit, policia ka arritur të siguroj imazhe nga një kamerë e sigurisë. Pas kësaj është identifikuar i dyshuari mashkull i vitlindjes 1983 me iniciale F. Xh. I njëjti po mbahet nën masën e arrestit policor”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Lajmet e Fundit