AAK-ja në Prizren, humbësja më e madhe e zgjedhjeve

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) në Prizren, është subjekti i vetëm politik në këtë qytet, që ka pësuar më së shumti humbje në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ky subjekt politik, nuk ka arrit të sigurojë së paku një deputet në Parlamentin e Kosovës.

Kandidati për deputet nga AAK-ja në Prizren, Lulëzim Kabashi, nuk ka marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë deputet.

Ai, ka pësuar humbje përballë kandidatëve të PAN-it.

“Kjo ishte thjeshtë një betejë, dhe lufta për një Prizren më të begatë do të vazhdojë, ndërsa unë do jem me Ju në këtë luftë, ashtu siç kam qenë kurdo kur atdheu dhe koha e kanë kërkuar”, shkruan Kabashi në Facebook.

Në zgjedhjet e 11 qershorit, të gjitha subjektet politike në Prizren, kanë arritë të fitojnë vota të mjaftueshme për t’i dërguar përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Kosovës.

Nezir Çoçaj, Luljeta Veselaj-Gutaj nga PDK-ja në Prizren, janë zgjedhur deputetë në Parlamentin e Kosovës.
Zafir Berisha, Albulena Balaj-Halimaj nga Nisma për Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, ndërkaq ka arrit që në këto zgjedhje tre kandidatë të fitojnë postin e deputetit.

Mytaher Haskuka, Arbër Rexhaj dhe Drita Millaku nga VV-ja kanë fituar garën zgjedhore për t’u bërë pjesë e Parlamentit të Kosovës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kryetarja e Gjykatës së Prizrenit diskuton me Akademinë e Drejtësisë për rritjen e kapaciteteve profesionale

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim pune drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, së bashku me përfaqësues...

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Lajmet e Fundit