Komuna e Malishevës i jep hua Stacionit të Autobusëve, stadiumin e emërton “Liman Gegaj”

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në mbledhjen e sotme miratoi draft Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) dhe emërtoi stadiumin e qytetit me emrin e dëshmorit të kombit Liman Gegaj.

Fillimisht, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, pas shqyrtimit të kërkesës së Kryetarit të Komunës, Ragip Begaj, për emërtimin e stadiumit të qytetit me emrin e dëshmorit Liman Gegaj, emër i cili gjithashtu e kishte përkrahjen e plotë të të gjitha shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, morën vendim për këtë emërtim dhe nga tani stadiumi i qytetit do të ketë emrin e dëshmorit Liman Gegaj.

Më pas, KK i Malishevës, mori vendim edhe për përkrahjen financiare, të stacionit të autobusëve në Malishevë, në formë të huadhënies.

Pas kësaj, para anëtarëve të KK të Malishevës, nga ana e drejtorit të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Vesel Krasniqi, është paraqitur draft Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB), e cila është miratuar nga ana e anëtarëve të KK. Sipas KAB 2018-2020, Komuna e Malishevës, në vitin 2018, parashihet të ketë një ngritje të buxhetit.

KK ka miratuar edhe Planin e Veprimit Lokal Rinor 2017-2019, plan i cili para anëtarëve të kuvendit, është paraqitur nga drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi.

Kuvendi i Komunës, po ashtu ka miratuar edhe një kërkesë të një qytetari për ndërrim destinim të tokës, nga tokë bujqësore në tokë ndërtimore.

Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka shqyrtuar edhe kërkesën e kryesisë së fshatit Dragobil, lidhur me pronën e dhënë për një kompani, për ndërtimin e një fabrike për riciklim të mbeturinave, dhe e cila është kundërshtuar nga banorët. Sipas njoftimit të dhënë në KK, kompania aktualisht i ka ndërprerë punimet, ndërsa anëtarët e KK, kërkuan që në asnjë mënyrë të mos lejohet devijimi nga kontrata dhe të mos lejohen ndërtime pa leje dhe jashtë kontratës me komunën.

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Lajmet e Fundit