Bashkë me sezonin e verës, shtohen edhe kolonat në pikat kufitare të Kosovës, në të cilat më së shumti pësojnë mërgimtarët.
Janë pikërisht muajt korrik dhe gusht që njihen si dy ndër muajt më të frekuentuar nga ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, e pritjet e gjata në kufi vazhdon të bëhet çdo vit e më e lodhshme.
Të kontaktuar nga Indeksonline, Zyra për Informim e Policisë së Kosovës nuk ka bërë të ditur nëse ka ndërmarrë ndonjë hap specifik lidhur me zvogëlimin e mundësisë për të pritur nëpër kufij, vetëm se është theksuar se Policia Kufitare do të punojë me kapacitete të shtuara të personelit policor.
“Departamenti i Policisë Kufitare, gjatë sezonit veror do të punojë me kapacitete të shtuara të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, me qëllim të evitimit të kolonave dhe pritjeve të gjata”, është thënë nga Zyra e Informimit.
Të pyetur lidhur me bashkëpunimin që kanë me Policinë kufitare serbe lidhur me procedim sa më të shpejtë dhe mos-lënien në pritje të gjata të qytetarëve, nga Policia e Kosovës është thënë vetëm se zyrtarët policor të Kosovës do të kryejnë punën me kapacitete dhe intensitet të shtuar.
“Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna do të kryhet me kapacitete dhe intensitet të shtuar në të gjitha pikë kalimet kufitare”, vazhdohet tutje në përgjigjen e Zyrës së Informimit.
Ndryshe ditë më parë Policia e Kosovës ka njoftuar të gjithë qytetarët e saj në veçanti bashkatdhetarët të cilët gjatë sezonit veror kalojnë pushimet e tyre në Kosovë, se në pikë-kalimin kufitar, Merdare, janë duke u kryer punime në ndërtimin e infrastrukturës dhe objektit të pikës kufitare.
Ndërtimi i kësaj pike kufitare është donacion i BE-së dhe i njëjti pritet të rregullohet sipas standardeve të BE-se, me qëllim të krijimit të kushteve më të.