Policia monitoron ahengjet në Suharekë

Komuna e Suharekës ka mbajtur takimin e rregullt për koordinim lokal të sigurisë, të cilin e kryesoi nënkryetari Rexhep Kuçi.

Aty u tha se gjatë javës kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, ka përcjellë pothuajse të gjitha aktivitetet kulture-zbavitëse të Manifestimit “Ditët e mërgatës 2017”.

Kurse zv.komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, toger Afrim Sylaj, theksoi se situata në komunë është në përgjithësi e qetë dhe stabile.

“Policia këto ditë janë më të angazhuar në mbarëvajtjen e qarkullimit të lirshëm në trafik si dhe monitorimin e ahengjeve pas rastit që ka ndodhur disa ditë më parë në një fshat të Suharekës”, tha Sylaj.

Ndërsa përfaqësuesi i OSBE-së në Suharekë, Adem Kollari, ka njoftuar për fletëpalosjen për buxhetin të cilën e ka ndihmuar Misioni i OSBE-së në Kosovë. Nga LMT –ja e KFOR-it është raportuar për vizitën e komandantit të Brigadës shumëkombëshe Jug, kolonelit turk Mustafa Tavazar.

Më Shumë

Nis pastrimi i rrëshqitjeve të dheut në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se kanë nisur punimet për largimin e dheut në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prizren. Sipas njoftimit të...

Në datëlindjen e 90-të të ikonës së kinematografisë shqiptare

Nga Fahri Musliu Më 1 Qershor të vitit 1936, u lind në Sarajevë, i mbështjellë me pëlhurë (këmishëz), se ashtu thonë se lindin njerëzit me...

Lajmet e Fundit