Takohen LDK e VV: Drejt koalicionit

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Prizren dhe njëherit deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka treguar se sot gjatë ditës do të kenë një takim zyrtar me Vetëvendosjen ku do të vendoset se a do të formohet koalicioni apo jo.Avdyli ka pohuar se ka janë zhvilluar edhe takime të tjera mirëpo, sipas tij kanë qenë takime pa vlerë.Ndërsa në takimin e sotëm do të ketë një bisedë mes dy partive politike dhe do të shihet nëse do të mund të arrihet ndonjë marrëveshje.

Ai ka thënë se jo doemos ky takim do të vendos se a do të ketë ose jo një koalicion mes VV e LDK.“Po është e vërtetë ky është i vetmi takim që kemi me partitë politike deri më tani, ky takim është takim zyrtar ndërsa të tjera takime kanë qenë pa vlerë.

Ndërsa sot takimi me Vetëvendosjen do të jetë takim zyrtar ku kandidati do të marrë pjesë dhe do të ofrojë planin e tij se si mund ta ngritë bashkëpunimin me LDK-në dhe do ta shqyrtojmë nuk do të thotë se ky takim vendos për koalicion por është një takim i thjeshtë mes dy partive në zyrën e LDK-së këtu në Prizren”, ka deklaruar ai për Gazeta Blic.

Kujtojmë se ka qenë pikërisht kandidati për kryetar komune të Prizren nga radhët e LDK-së, Hatim Baxhaku i cili ka thënë se do ta përkrahë kandidatin e VV-së në zgjedhjet e balotazhit me 19 nëntor.Në ora 16:00 pritët të mbahet ky takim dhe të vendoset për atë se a do të ketë apo jo koalicion mes partive politike./GazetaBlic.com

Më Shumë

EC Ma Ndryshe shpreh shqetësime për gjetjet e auditorit në Komunën e Prizrenit

Organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe ka shprehur shqetësim serioz lidhur me gjetjet e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Prizrenit për...

Mbahet në Prizren edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës

Në Prizren është shënuar edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës, duke mbledhur përfaqësues të institucioneve arkivore, akademike dhe kulturore nga Kosova dhe Shqipëria. Konferenca...

Lajmet e Fundit