Begaj, priti kryetarin e Shoqatës Kulturore “Kosova-Shkupi”, Rexhep Gyndyz

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i arsimit, Avdi Morina, kanë pritur sot në një takim pune, kryetarin e Shoqatës Kulturore “Kosova-Shkup” në Turqi, Rexhep Gyndyz, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit mes Malishevës dhe Orhangasit, në fushën e arsimit, ku pritet që shumë shpejt të nënshkruhen edhe marrëveshjet e bashkëpunimit mes shkollave.

Fillimisht, kryetari Begaj e ka falënderuar kryetarin e shoqatës “Kosova-Shkup”, Rexhep Gyndyz, për kontributin e tij, në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve, e sidomos mes qyteteve dhe komunave, ku si rezultat i kësaj, edhe janë binjakëzuar komunat e Malishevës me atë të Orhangasit.

Nga ana tjetër, Rexhep Gyndyz, tha se “si shoqatë, janë të interesuar në rritjen e aktiviteteve, përmes së cilave përfitojnë në shkëmbim të përvojave edhe Malisheva, edhe Orhangasi, siç është arsimi, ku mund të shkëmbehen përvojat në fushën e arsimit profesional, si dhe në arsimin e mesëm, atë fillor dhe në funksionimin e çerdheve publike”.

Shumë shpejt pritet që së paku katër shkolla nga Malisheva, të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi me katër shkolla nga Orhangasi, ku do të përfshihen një shkollë e mesme profesionale, dy shkolla fillore dhe çerdhja për fëmijë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bekim Fehmiu dje pati 90-vjetorin e lindjes, nipi i tij: Askush s’e kujtoi – i kemi zgjedhjet, duhet me vrapu për vota

Agon Fehmiu, nipi i aktorit legjendar shqiptar Bekim Fehmiu, ka shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e përkujtimit institucional dhe publik në 90-vjetorin e...

Sot finalja e Ligës së Kampionëve: PSG apo Arsenal?

Liga më prestigjioze dhe më e ndjekur e futbollit evropian arrin sonte kulmin e saj, me zhvillimin e finales së madhe të Ligës së...

Lajmet e Fundit