18.7 C
Prizren
E shtunë, 13 Shtator, 2025

Berisha: NISMA në Prizren është forca përcaktuese e kryetarit të Komunës

Garës së balotazhit në mesin e 19 komunave të Kosovës nuk i ka shpëtuar as qyteti i Prizrenit. Në këtë qytet, në garë për të parin e komunës është Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Mytaher Haskuka nga Vetëvendosja.

Ndonëse Totaj arriti të mblidhte më shumë vota në raundin e parë, në raundin e dytë nuk dihet si do të jetë për shkak të koalicioneve të mundshme mes partive në garë dhe atyre jashtë garës.

Indeksonline ka kontaktuar Zafir Berishën nga NISMA për Kosovën në Prizren, për të parë nëse kjo parti është përcaktuar se kujt do i bashkohet në balotazh.

Berisha tha se ndonëse kjo nuk është vendosur ende, cilën do parti që ta përkrahin në ditët në vijim, do e përkrahin me të gjithë votuesit e NISMA-s në Prizren. Ai theksoi se kjo parti do i shërbejë ndryshimeve pozitive në qytetin e Prizrenit.

“Ende nuk kemi vendosur saktësisht. Natyrisht jam duke u konsultuar me strukturat e partisë edhe për faktin që kudo që të vendosi unë shkoj me komplet votuesit e mi, sepse i kam votuesit tradicional tash e 7 vite, kështu që kur boj marrëveshje du me qenë korrekt edhe i sinqertë me partnerin. Elektorati edhe unë duke u nis vetë si përfaqësues i atij elektorati, do t’i shërbejmë ndryshimeve pozitive në qytetin e Prizrenit”, tha Berisha.

Berisha për Indeksonline sqaroi se NISMA në Prizren është forca përcaktuese se cili do jetë kryetari i kësaj komune për katër vitet e ardhshme.

“Unë mendoj aktualisht se NISMA për Kosovën në Prizren është forca përcaktuese e fituesit. Kjo sepse llogaris në vendosmërinë e elektoratit dhe në seriozitetin e strukturave që aktualisht I udhëheqim në Prizren, në raport me të tjerët që kanë probleme të brendshme si struktura partiake, ne nuk e kemi atë problem”, shtoi tutje Berisha.

Dega e NISMA-s në Prizren në një mbledhje të mbajtur ka vendosur në mënyrë unanime që Berisha të vendosë se me cilën parti do të bashkohen në balotazh./Indeksonline/

Më Shumë

Sot fillon regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta për votim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha për regjistrimin e Votuesve me Nevoja të Veçanta për votim në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë...

65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit