12.6 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Subjektet politike në Prizren ende pa marrëveshje për koalicione në balotazh

Drejtues të Degës së NISMA-s në Prizren janë të bindur se mbështetësit e kësaj partie mund ta bëjnë dallimin në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës dhe se do të përcaktojnë fituesin e kësaj gare.

Ata kanë theksuar se do të ruajnë vazhdimësinë e angazhimit për ndryshim në Prizren dhe se në ditët në vijim do të dalin me qëndrimin se cili opsion përfaqëson ndryshimin e vërtetë për qeverisjen në komunën e dytë në Kosovë. “Si forcë politike stabile, pavarësisht numrit të kufizuar apo modest të votave, llogarisim se është votë e mjaftueshme për ta determinuar fituesin e zgjedhjeve në Prizren.

Të dyja taborët, si Dega e PDK-së, ashtu edhe Qendra e Vetëvendosjes në Prizren po përpiqen që t’i bindin partitë e tjera për mbështetje në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune.

Të hënën drejtuesit e Degës së LDK-së në Prizren janë takuar me përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje për diskutimin e mundësisë së bashkëqeverisjes. Kryetari i kësaj dege, Haxhi Avdyli, pati bërë të ditur se qëndrimi i parë i Degës së LDK-së është që kjo parti të mbetet në opozitë, por se do ta dëgjojë ofertën e Vetëvendosjes. “Jemi të hapur ta dëgjojmë ofertën e VV-së e pastaj do ta shqyrtojmë atë me strukturat tona dhe do të dalim me një vendim”, pati thënë Avdyli i LDK-së.

Edhe zyrtarët e Degës së PDK-së në Prizren patën theksuar se kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të Degës së LDK-së në Prizren, që ka pasur karakterin e takimit jozyrtar.

Pak javë më parë kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, u pati bërë thirrje të gjitha subjekteve politike në këtë komunë që në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar Komune ta mbështesnin atë dhe ta sillnin ndryshimin në Prizren. Ai ka theksuar se pothuajse të gjitha subjektet politike kanë kritikuar qeverisjen e PDK-së në Prizren dhe se tashti kanë mundësinë që ta dërgojnë partinë e keqqeverisjes në opozitë.

Ai pati shprehur qëndrimin se për përmirësimin e jetesës në Prizren është e domosdoshme që PDK-ja të shkojë në opozitë.

Disa kohë më parë edhe kryetari i Degës së AAK-së, Lulzim Kabashi, pati bërë të ditur se tashmë është përmendur ideja e bashkimit të partive shqiptare kundër PDK-së në Prizren/koha ditore/

Më Shumë

Drejtoresha e Arsimit në Malishevë takon drejtorët e shkollave

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëresha Krasniqi, e shoqëruar nga stafi i drejtorisë, ka mbajtur sot një takim...

Nait Hasani për Andin Hotin: Nëse PDK qëndron në sallë e votoj, nëse jo nuk rri as unë

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka komentuar kandidaturën për president nga VV-ja, që pritet të jetë Andin Hoti. Hasani ka thënë se nuk është kontaktuar...

Lajmet e Fundit