2.8 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Ambasadori i Francës në Kosovë mbajti ligjëratë në Universitetin e Prizrenit

Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren sot e vizitoi ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert ,me bashkëpunëtorët.

Fillimisht ai u takua me rektorin e UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj dhe stafin tjetër menaxhues. Rektori Vataj e njoftoi ambasadorin me gjendjen aktuale në UPZ. Ai theksoi të arriturat dhe planet për të ardhmen. Rektori Vataj, i cili ka kryer doktoraturën në Francë, foli për mikpritjen dhe përkrahjen e shtetit francez.

Ndërkohë ambasadori Chabert ka mbajtur një ligjëratë rreth kontributit të Francës në hapjen ndërkombëtare të Kosovës. Në ligjëratën e tij ai theksoi se Franca ka qenë e rreshtuar në krah të zgjidhjes së çështjes së Kosovës që nga vitet e ’90-ta, ka mbështetur intervenimin e NATO-së për ndaljen e agresionit serb mbi shqiptarët e Kosovës, ka investuar në rindërtimin e vendit pas luftës, ka qenë pro shpalljes së pavarësisë dhe është vendi i dytë që e ka njohur shtetin e Kosovës dhe se e mbështet fuqishëm integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Pas ligjëratës studentët e UPZ-së janë njoftuar për mundësitë e studimit në universitet franceze.

Më Shumë

Radhë kamionësh në doganën e Vërmicës

Radhë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë raportohet se u krijuan mbrëmë në rrugën Morinë-Vërmicë, në drejtim nga Shqipëria drejt Kosovës. Siç raporton A2CNN,...

Gjendet një trup i pajetë në Prizren, dyshohet për vdekje nga arma e zjarrit

Një trup i pajetë është gjetur para pak çastesh në qytetin e Prizrenit. Sipas informacioneve të para të Insajderi, dyshohet se vdekja e viktimës është...

Lajmet e Fundit