13.6 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Çoçaj: Votuesi i LDK-së, përcakton fituesin në Prizren

Gazetari Blerim Çoçaj ka komentuar lidhjen e koalicioneve të partive politike për balotazhin e 19 nëntorit.  Ai, ka thënë për gazetën “Kosova Sot” , se votuesi i LDK-së, do të përcaktojë fituesin në Prizren.

“Sigurisht që lidhja e koalicioneve ndikon në përcaktimin e fituesit në zgjedhje. Por, në rastin e Prizrenit, koalicionet që janë lidhur deri më tash nuk besoj se do të përcaktojnë fituesin në zgjedhjet e balotazhit”, ka thënë Çoçaj për “Kosova Sot”

“Përcaktuesi i fituesit në Prizren, do të jetë votuesi i LDK-së. Prandaj, mendoj se PDK-ja dhe VV-ja, gjatë fushatës zgjedhore, do të përqendrohen te votuesi i LDK-së”.

“Cilido kandidat që do të arrijë ta bind për votë votuesin e këtij subjekti politik, besoj se do të jetë fitues i zgjedhjeve të balotazhit me 19 nëntor”./Kosova Sot/

Më Shumë

Liria mposht Besën e Pejës, tri pikë jetike në shtëpi

Liria ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Besën e Pejës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme para...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Trepçës në U14

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 64:45, në ndeshjen e parë finale...

Lajmet e Fundit