10.2 C
Prizren
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Zafir Berisha: Ramdan Muja e Zehadin Shemsidini,po e kërcënojnë drejtorin e shkollës në Billushë

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha thotë se kryetari i Komunës, Ramadan Muja bashkë me drejtorin e Arsimit, Zehadin Shemsedini, po e kërcënojnë me largim nga puna, drejtorin e shkollës në fshatin Billushë

“Dy matufa , Ramdan Muja e Ziadin Shemsidini me logjikë komuniste të cilët janë në shërbim të krimit të organizuar, për t’i shërbyer patronëve të krimit në Prizren edhe disa ditë, i bëjnë presion dhe kërcënojnë me largim nga puna z.Gashi nëse nuk shkon me një komision në kundërshtim me regullat administrative për me ja u pranu në arsim një të afërt të ,Klanit Pronto!”, shkruan Berisha në Facebook.

“Ky kërcënim që ju bë para pak çasteve drejtorit të shkollës në fshatin Bullushë z.Florim Gashit nga matufi plakë Ramdan Muja tregon se deri ku ka degraduar banda e “Klanit Pronto” !!!”.
“Bandët. hajdutë e shërbëtor të “Klanit Pronto” fundi po ju vjen, edhe 3 ditë ju kan mbetur …”

 

 

Më Shumë

Zafir Berisha u bën thirrje banorëve të Billushës të votojnë për Artan Abrashin

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit, Zafir Berisha, ka zhvilluar një takim me qytetarët e fshatit Billushë, në kuadër të fushatës për balotazhin e...

Kryeprokurori i Prizrenit: Lufta kundër korrupsionit nuk do të ndalet as para dyerve të prokurorisë

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka bërë thirrje publike për qytetarët që të raportojnë çdo provë inkriminuese ndaj prokurorëve apo zyrtarëve...

Lajmet e Fundit