AGK dënon kërcënimet e përsëritura ndaj gazetarit nga Prizreni, Refki Alija

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim njoftimin e kolegut, Refki Alija se ai është kërcënuar disa herë nga Drejtori i Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit.

”Drejtori i Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizerenit, z.Bedrija Ejupagiç, me ka sulmuar verbalisht në zyren për komunitete dhe kthim në praninë e tre zyrtarëve. Me ka kërcnuar, duke më thënë: Që kam me e pa kush është ai dhe qe ka me e shkatërru familjen time, duke vazhduar te fyej e shaj profesionin tim si gazetar dhe më është afruar disa herë duke e ngritur zërin qe të kem kujdes nga ai dhe nga familja e tij”, thuhet në E-mailin të cilin Alija ja ka dërguar AGK-së.

Meqenëse rasti tashmë është denoncuar në polici, AGK-ja kërkon hetim të shpejt të këtij rasti si dhe marrjen e masave të parapara me ligj.

AGK kërkon nga gjithësecili zyrtar që të fokusohet në rritjen e bashkëpunimit me gazetarë e asesi të mos shndërrohen në pengues të punës së tyre.

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Lajmet e Fundit