Haskuka: Nga informatat tona, jemi në epërsi të madhe

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prizrenin, Mytaher Haskuka ka folur pas publikimit të rezultateve të Exit Poll.

Sipas tij, procesi në përgjithësi ka shkuar mirë megjithëse ka pasur disa parregullsi gjatë ditës.

Më tej, ai thotë se çdo statistikë që iu ka ardhur nga tereni, tregon se ata janë në epërsi.

“Nga informatat që kemi marrë nga tereni, pjesëmarrja e votuesve në qendrat e votimit ku kemi dal më mirë në raundin e parë është shumë më e lartë. Pra, unë mendoj që çdo statistikë që po na vije nga tereni, tregon se jemi në përparësi të madhe”, ka thënë Haskuka./Indeksonline/

Më Shumë

Pas një tikete trafiku/ Kërcënohet një polic në Prizren

Një pjesëtar i Policia e Kosovës ka raportuar se është kanosur nga një person në Prizren, në lidhje me një tiketë që ishte shqiptuar...

“Nga fusha e blertë në vijën e frontit…” – Munishi nderon ish-futbollistin e Lirisë, Përparim Thaçi

Trajneri i Lirisë, Ismet Munishi, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit prizrenas dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaçi, me një mesazh emocional të publikuar në...

Lajmet e Fundit