Sot dihet se kush e fiton Prishtinën dhe Prizrenin

Sot dihet se kush e fiton Prishtinën pasi që në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve nis numërimi i votave me kusht pas balotazhit që u mbajt të dielën në 19 komuna të Kosovës.

Koordinatori në QNR, Burim Ahmetaj ka thënë për KosovaPress se rezultati pas zgjedhor për Prishtinën do të bëhet i ditur sot, por edhe për Prizrenin.

Ai ka thënë se në Prishtinë janë rreth 1700 vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, ndërsa 97 vota me postë.

Përfaqësues të shoqërisë civile të cilët po monitorojnë procesin e numrit të votave, kërkojnë që procesi i numërimit të votave me kusht të bëhet transparent, meqë rezultati për Prishtinën dhe Prizrenin është mjaft i ngushtë.

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Lajmet e Fundit