19.7 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Organizatat e dala nga lufta reagojnë ndaj dënimit të Gecëve

OVLOrganizatat e dala nga lufta e UÇK-së, shprehin shqetësimin, për dënimin e bashkëluftëtarëve të tyre Sabit, Rrustem e Hetem Geci.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, shprehin shqetësimin, për dënimin e bashkëluftëtarëve: Sabit, Rrustem e Hetem Geci, pas një procesi, që sipas tyre është ndërtuar mbi deklarata të rrejshme të bashkëpunëtorëve të Serbisë.

”Duke mos besuar aspak në vendimin e të ashtuquajturave organe të drejtësisë, të gjithë bashkluftëtarët, për ne dhe popullin do të mbetën përherë të nderuar, respektuar e mbi të gjitha ata përceptohen nga populli si luftëtarë të lirisë dhe heronj të çlirimit të vendit tonë nga okupimi 86 vjeqar sllav.

Mandatit ekzekutiv të EULEX-it po i vie fundi. Por pasojat për lufëtarët e persekutuar dhe familjarët e tyre, do të mbesin të përhershme. Nuk është e lehtë të ballafaqohesh me proces gjyqësor, e sidomos kur është totalisht i pabazë, i padrejtë dhe tendencioz. Le të bie kjo barrë mbi të gjithë ata që e kishin mundësinë të i ndërpresin këto procese, e nuk bën asgjë për mbrojtjen e luftëtarëve të lirisë nga persekutimi i vazhdueshëm”, thuhet mes tjerash në reagim.

Më Shumë

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast, shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore. Lajmin u konfirmua nga...

27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës. Me rastin e këtij përvjetori, mbahen homazhe në nderim të 25 martirëve të rënë...

Lajmet e Fundit