Gëzohet !

Kandidati i VV-së për Komunën e Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së ka dalë fitues i zgjedhjeve ndaj Shaqir Totajt të PDK-së, ka thënë se Gjykata Supreme sot “hodhi poshtë vendimin skandaloz të PZAP-së dhe të gjyqtarit të kapur Hasan Shala”.

Ky vendim i drejtë, sipas Haskukës, merr parasysh provat që “procesi zgjedhor në Prizren dhe Prishtinë ka qenë i rregullt i dokumentuar nga vëzhgues ndërkombëtarë dhe vendorë, nuk ka pas asnjë vërejtje të shkruar nga asnjë Komisionar, të gjithë Komisionarët kanë nënshkruar të gjitha procesverbalet, dhe në asnjë kuti votimi nuk ka pas shpërputhje në vota të numëruara”.

“Me këtë vendim Gjykata Supreme na e ktheu të drejtën e votës së lirë që si qytetarë të Republikës e kemi njëherë në 4 vite. Tani kemi shpresë që gjërat mund të bëhen mirë në këtë vend. Por që gjerat të bëhen mirë duhet të kërkojmë përgjegjësi, duhet të nismi kallëzim penal për deklarata të rrejshme për vëzhguesin e PDK-së dhe zyrtarë të PDK-së për trysini dhe kërcenim. Poashtu Gjyqtari Hasan Shala duhet të jep përgjegjësi ngase ka fshehur provat duke injoruar njërën nga deklaratat ku vëzhguesi ka thënë të jetë i kërcënuar nga zyrtarë të PDK-së”, ka thënë Haskuka përmes një postimi në Facebook.

Kujtojmë se sot, Gjykata Supreme e Kosovës ka rrënuar vendimin e PZAP-së që të shkojë në rinumërim në Komunën e Prishtinës dhe atë të Prizrenit pas ankesave që parashtruan LDK për Prishtinë dhe PDK për Prizren.

Më Shumë

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Lajmet e Fundit