12.7 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Sot zbulohet fituesi i vërtetë në Prizren

Sot merret vesh zyrtarisht kush do të jetë kryetari i  Prizrenit.

KQZ njoftoi se nesër do të fillojë numërimi i votave me kusht, me postë dhe votave të personave me aftësi të veçanta në Prishtinë dhe Prizren.

Zhurmë e madhe u bë pjesa kur LDK dhe PDK kërkuan rinumërim të votave në Prishtinë dhe Prizren. Ndërsa, partia që tani për tani udhëheq me vota në këto dy komunat, Vetëvendosje, dërgoj ankesë në Gjykatën Supreme, ku edhe kjo e fundit rrëzojë vendimin e PZAP-it për rinumërim të tërësishëm të votave në Prishtinë dhe në Prizren.

Këtij lajmi ju gëzua pala e ankesës, mirëpo kësaj loje ende nuk i ka ardh fundi, pasi për t’u definuar fituesi në Prishtinë (dhe Prizren) do të numërohen edhe votat me kusht, me postë dhe votat e personave me aftësi të veçanta që kalojnë shifrën mbi 1700.

Megjithëkëtë, në Prishtinë, sipas KQZ-së, Shpend Ahmeti ka 41.401 vota ose kthyer në përqindje, 50.14 për qind. Nga ana tjetër, Arban Abrashi i LDK-së ka 41.164 vota ose kthyer në përqindje 49.86 për qind.

Nga kjo rrjedh se Ahmeti është vetëm 237 vota para Abrashi, që do të thotë se gjithçka mund të ndodh nesër.

Nga ana tjetër, në Prizren, Mytaher Haskuka i VV-së, ka 25.509 vota ose 50.32 për qind, ndërsa Shaqir Totaj i PDK-së, 25.180 vota ose 49.68 për qind.

Në llogaritje i bie që Haskuka është 329 vota para Totajt.

Pra, nesër zhurmës së madhe të VV-së, LDK-së dhe PDK-së do t’i vije fundi dhe një herë e mirë do të kuptohen fituesit e komunave që ende kanë mbetur pezull.

Më Shumë

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell, priten riga shiu e shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do...

Instituti “Katalea” për vrasjen e vajzës nga i ati në Prizren, alarm për reflektim dhe veprim shoqëror

Instituti për Psikologji dhe Kriminologji “Katalea” me seli në Prizren përmes një reagimi ka vlerësuar se vrasja e vajzës 15-vjeçare nga i ati në...

Lajmet e Fundit