Tingëllimë

Shkruan: Sahit F. Osmani

Mbështetja jote është dhe fati im
Burim i drejtësisë që zemra dëshiron
Hape dritarën e jetës ç’liro shpirtin t’im
Mos t’i paguaj së keqes haraç kaq të rëndë

Me dhembshuri unë ty të pata mbrojtur
Nga ata që të urrenin me padrejtësi
Që s’ishin gjë tjetër pos lajkatarë të fëlliqur
Që urtinë e mëndjes e verbonin me pabesi

Të kërkoj me këmbëngulje e përgjërime
Edhe pse të ndarë në kohë e hapësirë
Çastet e ëmbla mos i kthe në hidhërime

Por në dashuri njerëzore e shëmbëllime
Në gjithçka që m’jep zemër e më mban
Ngado që të shkosh e sado lart qëndron

Më Shumë

“Rock & Blues Music Festival” rikthehet me edicionin e katërt në Prizren

Prizreni do të jetë sërish qendra e adhuruesve të muzikës “Rock & Blues”. Kjo pasi që nga 3 deri më 5 korrik do të mbahet...

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Lajmet e Fundit