Peticioni për Specialen “i shtyrë” nga Thaçi e Haradinaj

Zyrtarët më të lartë shtetërorë i kanë dhënë shtytje organizimit të peticionit të shoqatave të dala nga lufta, nëpërmjet të cilit synohet t’i ndryshohet mandati Gjykatës Speciale, kanë thënë të premten burime të “Kohës Ditore”. Në funksion të kësaj, lobingjet kanë nisur edhe në Shtetet e Bashkuara.

Një deputet i subjekteve në koalicion ka folur shkurt në kushte anonimiteti, kur është pyetur nëse, para se të nisin peticionin, organizatat e dala nga lufta kanë marrë sinjale mbështetëse prej krerëve shtetërorë.

“Jo sinjale, por detyrë”, ka thënë ai.

Një burim tjetër, ndërkaq, ka bërë me gisht tek iniciuesit e vërtetë të peticionit.

“Është i cytur nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Ka më shumë se tre muaj që ka nisur të shihet mundësia për ta bllokuar këtë gjykatë.

Fillimisht kanë dashur ta provokojnë Vetëvendosjen, që ajo ta iniciojë rrëzimin e gjykatës. Tash po shkojnë me këtë variantin, me shoqatat”, ka thënë ky burim

Më Shumë

Përleshje fatale në Dragash – një i vdekur, i dyshuari në arrati

Në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit është raportuar një rast i rëndë, ku fillimisht ka ndodhur një rrahje mes disa personave. Sipas informacioneve zyrtare,...

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Lajmet e Fundit