8.3 C
Prizren
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025

Kandidati i VV-së për Malishevë, Alban Krasniqi vizitoi Tërpezën e Ulët

krasniqi ne terpezKandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Malishevës Alban Krasniqi, po vazhdon vizitat nëpër fshatra të këtij qyteti për t’u njohur me problemet dhe sfidat që kanë qytetarët e kësaj komune.

Gjatë vizitës në Tërpezë të Ulët, Krasniqi ka bërë nderime në varrezat e mësuesve të martirizuar në luftën e fundit, Jashar Krasniqit dhe Rasim Krasniqit.

Ai po ashtu vizitoi një pjesë e rrugës së fshatit që është e paasfaltuar, vendin ku kishte shembje dheu, për të cilin Lëvizja Vetëvendosje! pat alarmuar për rrezikun që i kanosej disa familjeve të këtij fshati, rrezik i cili ende është evident, si dhe ambulancën shëndetësore të fshatit e cila nuk është funksionale.

Krasniqi gjatë kësaj vizite ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit me të cilët ka diskutuar problemet dhe shqetësimet që qytetarët e kij fshati kanë.

Kandidati Alban Krasniqi ne takimin me banorët e fshatit, foli për mundësitë dhe nevojën që ka Malisheva për ndryshime.

Ai premtoi se në qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje! do të ketë trajtim të barabartë për të gjithë pa asnjë lloj dallimi, dhe se të gjitha projektet do të realizohen në bashkëpunim dhe sipas prioritetit që kanë qytetarët.

Kandidati ishte i shoqëruar nga kandidatët për Kuvend Komunal Muhamet Bytyqi dhe Armend Krasniqi, banor i këtij fshati si dhe aktivistët Jetmir Avdiaj, Valon Kabashi dhe Arlind Krasniqi./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

“Disa plagë nuk shërohen kurrë”, Unikkatili emocionon me postimin

Reperi i njohur shqiptar Unikkatil ka kujtuar sot vëllain e tij të ndjerë, Mentor Palokaj, i cili u gjet i vdekur në Prishtinë në...

Muharremaj betohet si kryetar i Suharekës për mandatin e tretë

Bali Muharremaj ka dhënë sot betimin si kryetar i Komunës së Suharekës, duke nisur zyrtarisht mandatin e tij të tretë në krye të komunës....

Lajmet e Fundit