Ende asnjë iniciativë serbe nuk është certifikuar

Zgjedhje-kosove-logoEnde asnjëra prej iniciativave serbe të veriut nuk është certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Sonte vonë përfundon afati ligjor i Zyrës për Regjistrim të KQZ_së për të dhënë rekomandimet për 33 subjektet e mbetura, në mesin e të cilave janë edhe iniciativat e veriut, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Drejtoresha e kësaj zyre Miradije Mavriqi.

“Deri më tash janë certifikuar 70 subjekte politike, ndërsa ende në procesim e sipër janë edhe 33 subjekte, në mesin e të cilave janë edhe iniciativat serbe të veriut që ju po pyesni”, ka thënë përmes telefonit, Mavriqi, transmeton Rel.

Ndonëse afati ligjor i kësaj zyre përfundon sonte për të verifikuar nëse janë plotësuar mangësitë e vërejtura herën e parë në dokumentacionin e subjekteve që kërkojnë certifikim, kjo nuk do të thotë se sonte përfundon afati nëse 33 subjektet e mbetura do të certifikohen apo jo.

Sonte vonë, Zyra për Regjistrim të subjekteve politike i dorëzon rekomandimet KQZ-së e cila më pas ka të drejtë të vendos.

Më Shumë

Zbulohen 8 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

Ekipet e inspektimit të KRU "Hidroregjioni Jugor" kanë evidentuar gjatë kësaj jave tetë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në qytetin e Prizrenit. Sipas njoftimit...

Martohet Blerando

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij Albulena Krasniqi,...

Lajmet e Fundit