Heshtje

Shkruan: Skender Berisha

Ç’më duhet kjo heshtje
si një zemër që s’troket
sa tmerrshëm që endet
hije e rëndë ndjellakeqe

një akrep me plotë helm
bredh prej vendi në vend
kjo heshtje që kalamend
dhemb rëndë dhe parend

e ç’më duhet kjo heshtje
kaq e rëndë kaq e rëndë
në vete kaq e zënë zënë
më dhemb dritpërhënë

25 dhjetor 2017,Pz

Më Shumë

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Kultivoheshin në arë me patate, policia zbulon 100 bimë kanabisi në Rahovec

Policia e Kosovës ka zbuluar një numër të madh bimësh të dyshuara narkotike në komunën e Rahovecit. Sipas raportit policor, më 26 maj 2026, rreth...

Lajmet e Fundit