11.7 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Zafir Berisha nuk e përjashton mundësin që të qëndrojë në opozitë në Prizren

Nisma në Prizren, nuk e përjashton mundësin të qëndrojë në opozitë, nëse kryetari i ri i Prizrenit, Mytaher Haskuka nuk përzgjedhë  drejtorët e Ekzekutivit,me kredebilitet.

Kryetari i Nismës, Zafir Berisha thotë se Nisma ka qenë për ndryshimin e pushtetit në këtë qytet, “por kjo nuk do të thotë që patjetër dhe me çdo kusht të jemi pjesë e pushtetit”.

“Nisma ka qenë këmbëngulëse në ndryshimin e pushtetit në Prizren dhe jam shumë krenar që më në fund bandat i kemi larguar nga  pushteti, por kjo nuk do të thotë qw patjetër duhet të jemi në pushtet”, shprehet Berisha për “PrizrenPress” .

Nisma në Prizren, në zgjedhjet e balotazhit ka mbështetur kandidatin e VV-së, Mytaher Haskunën, për kryetar të Prizrenit.

Berisha thotë se këtë mbështetje ia ka dhënë Haskukës për të çliruar Prizrenin nga bandat e PDK-së.

“ Këto banda i larguam. Tash pres që qeveria e re të formohet me emra të pastër dhe të pakorruptuar”, shprehet ai.

“Nëse qeveria e re nuk sjellë emra me bagazh profesional dhe të pastër, atëherë ne si Nismë do të qëndrojmë edhe në opozitë, sepse garën e kemi bërë për ndryshim dhe jo për pushtet”.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka paralajmëruar se qeverinë e re do ta formojë në janar të vitit të ardhshëm. Ai, ka thënë se po shikon që kjo qeveri të jetë gjithëpërfshirëse.

“Po shikojmë që qeveria të jetë gjithëpërfshirëse, përjashtuar PDK-në”, ka thënë Haskuka. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

AURON vjen me këngë të re GJYNAH!

AURON në botën e muzikës ka hyrë fuqishëm dhe po vazhdon të sjell këngë te bukura ku se fundmi ka sjell edhe këngën e...

Çahet toka në “Tusus” të Prizrenit, banorët ndihen të rrezikuar

Banorët e lagjes “Tusus” të Prizrenit janë të shqetësuar për faktin se toka në këtë pjesë, po çahet dita-ditës, dhe të po ndihen...

Lajmet e Fundit