2.3 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Rahoveci nuk ka palestër, por ka ambicie të mëdha

Rahoveci nuk është ndonjë emër i madh në basketbollin kosovar, por kjo ka gjasë të ndërrojë në të ardhmen.

Pasi edicionin e kaluar debutoi në Superligë duke përfunduar në vendin e gjashtë, Rahoveci ka pretendime dukshëm më të mëdha në këtë edicion.

Duke shfrytëzuar edhe krizën e dy prej katër klubeve me nam, Rahoveci e synon plejofin e po ashtu të shkojë larg në garat e Kupës, shkruan sot Koha Ditore.

Mungesa e palestrës në qytetin e Rahovecit paraqet telashe shtesë për klubin, por nuk po zvogëlon pretendimet e tij. Ndonëse pa palestër të veten, Rahoveci së fundi ka shfaqur kandidaturë për të organizuar turneun final të Kupës së Kosovës në basketboll. Sipas praktikës, pretendime për të organizuar turneun, përkatësisht ndeshjet përfundimtare të Kupës, shfaqin skuadrat pretendente.

Federata e Basketbollit e Kosovës në fund të dhjetorit ka shpallur konkursin për organizimin e “Final 8” të Kupës së Kosovës. Pra në turne janë shtuar edhe ndeshjet çerekfinale, e jo si deri më tash që luheshin vetëm ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja. Turneu përfundimtar i Kupës do të mbahet prej 28 shkurtit deri më 4 mars.

Më Shumë

FSK-ja përkujton viktimat e ortekut tragjik në Restelicë

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nderuan dhe përkujtuan viktimat e ortekut tragjik të vitit 2012 në Restelicë. Ndryshe 14 vjet më parë ndodhi nga...

Liria ka Emër: Mbi 130 mijë qytetarë në marshin “Drejtësi, jo politikë” – marshimi më i madh në historinë e Kosovës së lirë

Platforma Qytetare "Liria ka Emër" ka njoftuar se mbi 130 mijë qytetarë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së që...

Lajmet e Fundit