Policia në Prizren sekuestron dy armë

Mbrëmë rreth orës 19:40 minuta në fshatin Reshtan, në afërsi të Shkollës së Mesme e Ulët “Flamuri i Arbrit” një patrullë policore i ka ndaluar tre persona dhe gjatë kontrollit, tek njëri është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit “Zastava”.

Policia e Prizrenit njofton se pas intervistës, i dyshuari është liruar ndërsa rasti do të procedohet sipas procedurës së rregullt.

Ndërkaq hetuesit rajonal në fshatin Zhur e kanë sekuestruar një pistoletë te kalibrit 8mm model FBI 800. I dyshuari i këtij rasti e kishte ekspozuar armën në rrjete sociale.

Gjatë intervistës, i dyshuari pretendon se armën e kishte gjetur tek lumi Drin e më pas ia kishte shitur një të dyshuari tjetër.

Edhe i dyshuari i dytë është intervistuar e më pas prokurori i shtetit ka urdhëruar që kallëzimi penal dhe provat materiale t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme, ndërsa të dyshuarit lirohen.

Më Shumë

Rahoveci apo Kastrioti do ta bëjnë hapin e radhës drejt titullit?

Kastrioti e Rahoveci e luajnë të mërkurën mbrëma ndeshjen e tretë të serisë finale të pley-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë...

ATK: Nga 1 qershori, s’ka më pagesa cash mbi 2 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen...

Lajmet e Fundit