Bekim Fehmiu dhe Fernando Rey, një çast bisede në xhirime (FOTO)

Filmi i vitit 1970, bëri bashkë mes tjerash edhe Bekim Fehmiun dhe Fernando Rey.

“The Adventurers” me regji nga Harold Robbins, sjellë historinë e një djali i cili futet në rolin e një ‘playboy’, por i rreptë dhe agresiv pasi ka parë motrën dhe nënën e tij duke u vrarë nga trupat qeveritare në Cortoguay.

Bekim Fehmiu aktori legjendar shqiptar që depërtoi edhe në Hollivud, luan në këtë film afër me Fernando Rey.
Rey vjen në rolin e Jaime Xenos, i afërt i Daksit – rolin e të cilit e luan Bekim Fehmiu.

Në këtë fotografi, dyshja shihet në një skenë gjatë xhirimeve të filmit të famshëm, i cili arriti fitime prej 8 milionë dollarësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, shkruan KultPlus.

Filmi është i bazuar në jetën e diplomatit dominikan Porfirio Rubirosa.

Rey ka qenë aktor i njohur spanjoll, i cili ndërroi jetë në vitin 1994. “The Adventurers” numërohet si një prej filmave më të mirë ku ka luajtur Bekim Fehmiu dhe tentimi i tij më i mirë për kinematografinë jashtë kontinentit evropian. / KultPlus.com

Më Shumë

VV në Prizren uron Kurban Bajramin, bën homazhe te varret e dëshmorëve

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka nisur aktivitetet e Ditës së Kurban Bajramit me homazhe pranë varreve të dëshmorëve dhe vizita në strukturat e Bashkësisë...

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Lajmet e Fundit