-0.2 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

MASHT ngushëllon familjen Çapriqi

Vdekjen e poetit dhe profesorit të Universitetit të Prishtinës, Basri Çapriqi, e morën me dhembje edhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Përmes një telegrami, ministri Shyqiri Bytyqi, i shpreh ngushëllime gjithë familjarëve të tij.

Telegram ngushëllimi:

E nderuara familje Çapriqi,

Me dhembje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, profesorit dhe poetit tonë, Basri Çapriqi.

Profesor Çapriqi një pjesë të madhe të jetës së tij ia kushtoi arsimimit të brezave të rinj, duke dhënë kështu një kontribut të madh në zhvillimin e arsimit të lartë, e në veçanti të Universitetit të Prishtinës.

Përkushtimi i tij në punën me studentë, por edhe emri i tij si poet, e vendosin profesor Çapriqin në një vend të respektuar në memorien e arsimit dhe letërsisë.

Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Më Shumë

Rahoveci pret Pejën

Java e 11-të e kampionatit të basketbollit mbyllet sonte me përballjen mes Rahoveci 029 dhe GO+ Peja, raporton PrizrenPress. “Vreshtarët” deri më tani kanë regjistruar...

Derbi Rahoveci-Kastrioti hap sot elitën e hendbollit

Xhiroja e 13-të e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) nis të shtunën me superderbin mes Rahovecit dhe Kastriotit, një përballje që pritet të...

Lajmet e Fundit