Latifi vizitoi çerdhen “Tulipanët” dhe shkollën “Bekim Sylka”

Në ditën e parë të fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të mësimit, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar edhe nga Fatmir Iska, nënkryetar i Komunës dhe Avni Morina, drejtor i Drejtorisë së Arsimit, kanë vizituar sot çerdhen e fëmijëve “Tulipanët” dhe Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Bekim Sylka” në Qytetin e Rahovecit.

Gjatë vizitës kryetari Latifi u prit nga udhëheqësit e të dy institucioneve, i cili më këtë rast edhe i ka uruar udhëheqësit dhe nxënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, duke u dëshiruar që të kenë suksese edhe me të mëdha në mësimdhënie dhe mësimnxënie. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mot i paqëndrueshëm të shtunën, por me temperatura të këndshme pranverore

Të shtunën në Kosovë,  do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell. Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet...

U deklaruan si qirinj por ishin fishekzjarre, dogana zbulon shmangie tatimore prej 2500 euro në Prizren

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave gjatë kontrollit doganor në Prizren.   Gjatë ekzaminimit të një dërgese të importuar,...

Lajmet e Fundit