16.8 C
Prizren
E premte, 30 Shtator, 2022

Rrahim Morina, zgjedhet kryesues i Kuvendit të Malishevës

Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt, mbledhje në të cilën edhe është zgjedhur kryesuesi i Kuvendit të Komunës. Me shumicë të votave, Rrahim Morina nga radhët e LDK-së, u zgjodh kryesues i Kuvendit të Komunës së Malishevës, i cili mori 17 nga 31 votat e mundshme në kuvend.

Pas marrjes së mandatit për kryesimin e KK të Malishevës, Rrahim Morina, kërkoi bashkëpunim me të gjithë dhe premtoi se do të ketë transparencë në punën e tij si kryesues i Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Morinën, e ka uruar edhe i pari i Malishevës, Ragip Begaj, ndërsa u tha se do të mundohet të jetë bashkëpunues me të gjithë dhe uroj që të gjithë së bashku, të kujtohen për të mirë nga qytetarët. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kushaj (SBAShK): Qeveria ka kohë deri në janar për Ligjin për Paga (video)

(I plotësuar) Anëtari i këshillit grevist nga SBAShK-u, Reshit Kushaj, ka thënë se është anëtarësia e tyre ajo që vendosë se për cilën formë...

Me këngët e tij, mbrëmë u kujtua Muharrem Qena, artisti që vazhdon të inspirojë

Me këngët e tij por të performuara nga muzikantë të skenës alternative, mbrëmë u kujtua njëri nga artistët më të mëdhenj të kulturës në...

Lajmet e Fundit