Malishevë: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Malishevës, janë të kalueshme dhe qarkullimi i automjeteve bëhet pa problem. Po ashtu edhe rrugët në fshatrat e thella malore, janë të kalueshme. Gjatë gjithë natës, pastrimin e borës nga rrugët, e ka inspektuar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës Hajdin Berisha, i cili është ndarë i kënaqur me punën e bërë për pastrimin e rrugëve.

Nënkryetari Berisha dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Milazim Morina, kanë deklaruar se të gjitha rrugët janë të hapura dhe nuk ka pengesa nga bora në rrugë, në tërë territorin e Komunës së Malishevës, edhe pse ka pasur rënie të shumta të borës, gjatë tërë ditës së shtunë.

Nënkryetari Berisha, gjatë tërë pasdites së djeshme dhe gjatë natës, i ka vizituar shumicën prej fshatrave, për të inspektuar gjendjen e rrugëve, përfshi edhe fshatrat e thella, si Berishë, fshat i Ri, Llapçevë e Panorc, fshatra të cilat gjatë reshjeve të borës, përballen me probleme në qarkullim.

Më Shumë

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Lajmet e Fundit